
Shqipëri, parashikimi i motit
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se për ditën e shtunë vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh, kryesisht kryesisht në jug e në qendër nga orët e mesditës.
Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në veri e pjesërisht në në qendër nga orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 14-24 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 14/20 | Re shi diell |
Kukës | 13/25 | Re shi diell |
Lezhë | 16/22 | Re shi diell |
Dibër | 12/22 | Re shi diell |
Durrës | 15/24 | Re shi diell |
Tiranë | 15/26 | Re diell shi |
Elbasan | 12/26 | Re diell |
Berat | 10/27 | Re diell |
Vlorë | 16/26 | Re diell |
Korçë | 9/24 | Re diell |
Gjirokastër | 6/27 | Re diell |
Sarandë | 14/25 | Re diell |