Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe lokalisht në jug reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/16 Re shi diell
Kukës 7/17 Re shi diell
Lezhë 10/15 Re shi diell
Dibër 7/18 Re shi diell
Durrës 11/21 Re shi diell
Tiranë 11/21 Re shi diell
Elbasan 7/20 Re shi diell
Berat 7/21 Re shi diell
Vlorë 15/21 Re shi diell
Korçë 6/19 Re shi diell
Gjirokastër 11/21 Re shi diell
Sarandë 10/19 Re shi diell
Share This