Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 12-20 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/16 Re shi diell
Kukës 7/14 Re shi diell
Lezhë 10/16 Re shi diell
Dibër 7/15 Re shi diell
Durrës 12/21 Re shi diell
Tiranë 12/22 Re shi diell
Elbasan 12/24 Re shi diell
Berat 8/25 Re shi diell
Vlorë 13/24 Re shi diell
Korçë 6/19 Re shi diell
Gjirokastër 6/23 Re shi diell
Sarandë 13/23 Re shi diell
Share This