Shqipëri, moti me vranësira dhe reshje shiu me stuhi, temperaturat në rënie
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 15/29°C
– Zonat e ulëta 19/32°C
– Zonat bregdetare 23/31°C
Kosova për dt. 10 Shtator 2024 do të ketë vranesira dhe reshje me stuhi . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C –19°C në mëngjes deri në 29°C –31°C gradë Celsius në mesditë.