Shqipëri, mot i paqëndrueshëm të shtunën, reshje shiu dhe shtrëngata me breshër

Shqipëri, mot i paqëndrueshëm të shtunën, reshje shiu dhe shtrëngata me breshër

Vendi ynë pritet të përfshihet ditën e shtunë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot që do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh të shkurtra dhe vranësirash mesatare deri të dendura.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë territorin. Ndërkohë, gjatë pasdites priten edhe episode të shkurtra me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në zonat lindore të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zonat malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 11 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë, duke e mbajtur situatën detare përgjithësisht të moderuar. /rtsh/

Share This