Shqipëri, ky është parashikimi i motit për sot
Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.
Në Shqipëri moti sot do të jetë me kthjellime në bregdet, vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 17/32°C
– Zonat e ulëta 18/37°C
– Zonat bregdetare 22/36°C