Shqipëri – Kosovë: Të përmirësojnë reagimin ndaj fatkeqësive

Shqipëri – Kosovë: Të përmirësojnë reagimin ndaj fatkeqësive

Shqipëria dhe Kosova synojnë të ndërtojnë kapacitete të përbashkëta operacionale.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi në Tiranë mes Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, dhe homologut të tij nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Genc Metaj.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe koordinimin në menaxhimin e emergjencave, me synimin për të përmirësuar reagimin ndaj fatkeqësive dhe ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale.

Të dy drejtuesit theksuan vullnetin për të zhvilluar më tej partneritetin ndërmjet agjencive, duke forcuar mekanizmat rajonalë të mbrojtjes civile dhe sigurinë e qytetarëve, raporton rtsh.

Share This