Shqipëri, kështu do të jetë moti sot
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore në veri e jug të vendit, megjithatë nuk do të mungojnë intervale afatshkurtra me kthjellime.
Fillimisht parashikohet reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jug të vendit, ndërsa në orët e pasdites reshjet e shiut do të shpërndahen në të gjithë territorin me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar, në intervale të shkurtra kohore, në veri e jug. Gjatë orëve të darkës reshjet e shiut do të vijojnë të mbeten prezente në veri e jug.
Parashikohet mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi dhe bëhet intensive 14-20 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/15 | Re shi |
Kukës | 4/14 | Re shi |
Lezhë | 8/16 | Diell re shi |
Dibër | 5/15 | Diell re shi |
Durrës | 10/18 | Diell re shi |
Tiranë | 9/18 | Diell re shi |
Elbasan | 6/18 | Diell re shi |
Berat | 9/19 | Diell re shi |
Vlorë | 10/18 | Re shi |
Korçë | 4/14 | Diell re shi |
Gjirokastër | 8/19 | Diell re shi |
Sarandë | 10/18 | Diell re shi |