Shqipëri, dita e sotme me kthjellime dhe vranësira me stuhi lokale. Temperaturat deri në 42 gradë
Anticikloni afrikan po dominon Mesdheun duke sjellë temperatura shumë të larta në territorin e Shqipërisë.
E Premte 19 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 22/38°C
– Zonat e ulëta 24/41°C
– Zonat bregdetare 28/38°C
Kosova për dt. 19 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –20°C në mëngjes deri në 35°C –38°C gradë Celsius në mesditë.