Shqipëri-Çeki, ky njeri gjykon ‘finalen’ e Evropianit
Dani Makeli, do të jetë arbitri i ndeshjes Shqipëri-Republikë Çeke që do të luhet të enjten në “Arenën Kombëtare”.
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ku dy skuadrat kërkojnë të marrin fitoren, UEFA ka menduar të sjellë një emër të të gjithë respektit në arbitrim.
40-vjeçari nga Holanda me profesion polic, nuk toleron protestat, madje është i ashpër edhe në dhënien e kartonave. Në vitin 2014, në një ndeshje të kampionatit holandez mes Den Hag dhe Fejnord, Makeli dha 13 kartona, një rekord absolut që edhe sot e kësaj dite ende nuk është thyer.
Në Euro 2020, Dani Makeli ka arbitruar 4 ndeshje, me 14 kartona të verdhë në total. Holandezi kujtohet për gafat në ndeshjen hapëse Itali-Turqi, por edhe në gjysmëfinalen mes Anglisë dhe Danimarkës.
Dani Makeli nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë, më datë 5 shtator të vitit 2021, në kualifikuest e Kupës së Botës, holandezi arbitroi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Hungarisë, përfunduar 1-0 me golin e Armando Brojës.
Asistentët e tij do të jenë Hesel Stegstra dhe Jan de Vries nga Holanda.