Shqipëri-Çeki, kështu mbyllet pjesa e parë

Shqipëri-Çeki, kështu mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë nuk e nisën mirë këtë ndeshje pasi lejuan kundërshtarët që të rrezikojnë në disa raste portën e tyre.

Në anën tjetër ata nuk arritën që të krijojnë pothuajse asnjë rrezik për portën e Çekisë me mysafirët që po mbyllnin mirë hapësirat në mbrojtje.

Çekia rastin e parë për gol e pati në minutën e 13-të kur Vaclav Jemelka goditi traversën me kokë duke lënë Strakoshën të shtangur.

Nuk kaloi shumë kohë dhe çekët sërish kërcënuan portën e Shqipërisë, kësaj radhe përmes Lukas Cerv i cili me një gjuajtje të fuqishme goditi sërish traversën e Strakoshës.

Rasti i parë dhe i vetmi në këtë pjesë për Shqipërinë erdhi në minutën e 44-të kur Qazim Laçi me kokë rrezikoi seriozisht portën mysafire.

Lajm i keq për Shqipërinë ishte lëndimi i Jasir Asanit i cili u largua nga loja dhe në vend të tij u fut Taulant Seferi, shkruan telegrafi.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Shqipërisë në pjesën e dytë dhe nëse Sylvinho do të bëjë ndonjë ndryshim në formacion për të zhbllokuar rezultatin.

Share This