“Shpresojmë dhe besojmë në rezultate”, presidenti Ademi shpjegon pse e zgjodhën Fodën
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka deklaruar se presin dhe besojnë se Franco Foda është i duhuri për të drejtuar Kosovën.
Ai në një intervistë te Gazeta Demos, ka treguar disa prapaskena lidhur me bisedimet që kanë pasur me ish përzgjedhësin e Austrisë.
“Trajneri i ri na ka bërë përshtypje jo vetëm për rezultate, por për karakterin si futbollist që e ka pas edhe trajner. Në momentin që jemi interesuar për të, ka shikuar të gjithë lojtarët dhe se çfarë skuadre kemi. Pastaj ka kërkuar ta sheh kushtet, ku është pajtuar sërish, edhe pastaj e ka prit edhe shortin. Kur i ka parë të gjitha, atëherë është fokusi te rezultati”.
“Ai është duke i provuar të gjithë futbollistët, po tenton ta gjejë skuadrën fitues dhe nga prurjet e reja. Jemi në kontakt, tash a ka ndryshime është në duart e trajnerit. Prurje ka me pas siç është Fisniku e të tjerët, shpresoj dhe besoj që do të kemi dy prurje jashtëzakonisht të rëndësishme për ekipin kombëtar. Ai i njeh të gjithë lojtarët që nuk janë dhe janë potencial për të qenë”.
“Fati i mirë është se është gjerman dhe i njeh lojtarët që ka pasur dikur si lojtar, e ka qasjen më të lehtë deri te ardhja dhe diskutimet me trajnerët dhe sugjerimet për një futbollist që të vjen te Kosova. Besoj që do të ketë prurje dhe shpresoj që të kemi rezultate të mira”.