Shpërthimi i Yildiz vë në dyshim të ardhmen e Chiesa-s

Shpërthimi i Yildiz vë në dyshim të ardhmen e Chiesa-s

Sot ndaj Lecces, Massimiliano Allegri nuk do të mund të ketë ndihmën e  Federiko Chiesa, i cili ka probleme fizike dhe në vend të ish-lojtarit të Fiorentinës në fushë do të zbresë Kenan Yildiz përkrah Dusan Vlahovic në sulmin e Juventusit.

Por në të ardhmen, me shpërthimin e turkut të talentuar, çfarë do të ndodhë me sulmuesin italian? Kjo është pyetja që shtron e përditshmja “La Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm.

Ka tre skenarë të mundshëm të përshkruar nga gazeta e njohur. Një mund të jetë shitja e Chiesa, një lojtar për të cilin nuk mungon interesimi në merkato.

Një hipotezë tjetër është alternimi mes tij dhe Yildiz dhe në fund ekziston mundësia për të ndryshuar formacionin: Allegri mund të mendojë të kalojë në një sulm me tre lojtarë për t’i bërë bashkë të tre yjet në fushën e blertë.

Share This