Shpërthim në një ndërtesë në Hagë, dyshohet për 20 viktima
Të paktën 20 persona dyshohet se kanë humbur jetën kur një ndërtesë banimi trekatëshe u shemb në mes të natës në kryeqytetin holandez, Hagë, e cila pasoi një shpërthim dhe zjarr, sipas gazetës kryesore holandeze ”Telegraaf”, që citon shërbimet e urgjencës në Hagë.
Të paktën katër persona u dërguan në spital, ndërsa numri i të plagosurve është ende i përkohshëm.
Ekipet e shpëtimit po punojnë mes rrënojave duke kërkuar ndonjë të mbijetuar.
Aktualisht nuk është e qartë se sa njerëz janë ende nën rrënoja, as çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin që shkatërroi disa kate të ndërtesës, raporton atsh.