Shpërthen te PSG-ja, përkeqësohen raportet mes Enrique dhe Mbappe-s
Sipas “L’Equipe” raportet mes trajnerit Luis Enrique dhe yllit të parisienëve, Kylian Mbappe janë përkeqësuar.
Madje, flitet edhe për një krisje të thellë mes strategut spanjoll dhe yllit francez.
Në ndeshjet e fundit tekniku spanjoll ka preferuar që ta vendosë francezin në majë të sulmit dhe jo në krah dhe lojtarit duket se nuk i pëlqen kjo zgjedhje.
Kontrata e Mbappe-s me PSG mbaron në fund të këtij sezoni, ndërsa francezi qysh në muajin janar është i lirë që të firmosë me një tjetër klub.
Reprezentuesi i Francës prej kohësh është cak i gjigantit spanjoll, Real Madrid, madje, edhe vet lojtari gjithnjë ka shprehur dëshirë për të veshur fanellën e “Los Blancos”.
Ndërkohë, siç raportohet, për sulmuesin francez nuk mungojnë ofertat e “çmendura” nga Arabia Saudite.