Shpërthen te Milani, tension dhe përplasje Conseicao-Calabria
Milan mundi me përmbysje Parmën 3-2, në një ndeshje të “çmendur”.
Nuk mungoi tensioni, teksa mediat italiane raportojnë për një përplasje të madhe brenda kuqezinjve, pas takimit.
Tekniku Conseicao kishte shumë për të sqaruar me kapitenin e Milanit, Davide Calabria. Trajneri u ndal nga Theo, i cili dukej se i thoshte vazhdimisht, “Më vonë, më vonë”.
Për të shmangur konfrontimin fizik u desh ndërhyrja e stafit.
Natyrisht, te Milani, në orët në vijim do ketë edhe një sqarim të situatës, me pamje të tilla që nuk janë aspak të mira.