Shpërthen të Barcelona, Deco në konflikt me Xavin

Shpërthen të Barcelona, Deco në konflikt me Xavin

Barcelona emëroi ish-futbollistin e saj Deco si drejtor të ri sportiv të klubit, por ai u përplas menjëherë me trajnerin Xavi Hernandez, pretendon gazeta katalanase Sport.

Arsyeja kryesore e pakënaqësisë së ish-futbollistit portugez është marrëveshja e “dështuar” për Ivan Fresneda, pasi Xavi insistoi për të sjellë Joao Cancelo në pozicionin e mbrojtësit të djathtë nga Manchester United.

Sipas gazetës, Deco ishte i habitur që pozicioni i mbrojtësit të djathtë nuk ishte i rëndësishëm në ekip dhe mendoi se Fresneda i Real Valladolid do të ishte zgjidhja perfekte afatgjatë për një çmim relativisht të ulët.

Por Xavi kërkon një lojtar me më shumë eksperiencë dhe ndaloi transferimin e Fresnedës, edhe pse Deco e pranoi transferimin. Gazeta thekson gjithashtu se paraardhësi i Decos, Matteo Alemany, u largua për shkak të një konflikti me Xavi për transferimin e dështuar të Juan Foyt nga Villarreali.

Share This