Shpërthen Matthaus: Vetëm Bayerni dhe Tucheli po ankohen 

Shpërthen Matthaus: Vetëm Bayerni dhe Tucheli po ankohen 

Legjenda e Bayern Munchen dhe e Gjermanisë, Lothar Matthaus e ka kritikuar ish-skuadrën e tij dhe trajnerin Thomas Tuchel për shkak se ata në vazhdimësi ankohen për mungesën e lojtarëve të lënduar.

Në mesin e lojtarëve të lënduar janë Serge Gnabry, Kingsley Coman dhe Joshua Kimmich.

“Edhe klube të tjera kanë lojtarë të lënduar. Leverkusenit gjithashtu i mungojnë disa lojtarë. Disa janë në Kupën e Kombeve të Afrikës, dhe Victor Boniface dhe Exequiel Palacios janë të lënduar. Megjithatë, askush nuk po ankohet. I vetmi klub që ankohet është Bayerni”, ka shkruar Matthaus në një rubrikë për Sky.

Legjenda e Bayernit thekson se Alonso beson në të gjithë lojtarët e tij në Bayer, domethënë se ai u jep të gjithëve një shans në Bundesligë dhe garat e tjera.

“Tuchel ka lojtarë të ulur në bankinë, të cilët normalisht luajnë për ekipet kombëtare. Nëse mund të zëvendësoni Thomas Muller në minutën e 89-të, atëherë skuadra është e mirë”, përfundoi 62-vjeçari.

Share This