Shpërthen Ancelotti pas barazimit me Osasuna-n: Më mirë të mos flas

Shpërthen Ancelotti pas barazimit me Osasuna-n: Më mirë të mos flas

Barazimi jashtë fushe, 1-1 me Osasunan e çon tensionin mes Realit të Madridit dhe La Ligas në nivelet maksimale.

Bënë bujë kartoni i kuq në Bellingham dhe vendimet e arbitrit Montero.

Carlo Ancelotti nuk ishte në gjendje të përmbante tërbimin e tij në fushë dhe më pas në intervistat pas ndeshjes.

Trajneri italian ka marrë një karton të verdhë në pjesën e parë dhe pas penalltisë së dhënë për Osasuna ka reaguar me sarkazëm dhe duke vendosur duart në fytyrë.

Dhe në konferencë rikthehet në sulm: “Arbitri gaboi me kartonin e kuq për Bellingham, mendoj se nuk e kupton mirë anglishten. Në tre ndeshjet e fundit kanë ndodhur gjëra që të gjithë i kanë parë, por nuk dua të them asgjë tjetër sepse dua të jem në stol në ndeshjen e ardhshme. VAR? Ai eliminoi veprimet tona në zonën e penalltisë, por jo ato të kundërshtarit. Ishin dy ose tre që duhej të rishikoheshin”.

Tensioni mes Real Madridit dhe La Ligës tani duket se po rritet.

Share This