Shpërndanin drogë afër shkollave dhe lokaleve të natës, goditet grupi prej 28 personash
Policia ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike kokainë, marijuanë dhe droga sintetike, afër shkollave dhe në lokale nate, në zona të ndryshme të Tiranës.
Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit është goditur veprimtaria kriminale e 28 shtetasve, ku janë vendosur në pranga 24 persona, 9 prej të cilëve janë arrestuar më parë dhe po hetohen me masën e sigurimit personal “arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Ndërsa vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.
“Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi”, bëri të ditur, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.