Shorti i Kupës së Botës 2026: Shqipëria në grup me Anglinë dhe Serbinë
Shqipëria nuk ka qenë me fat në shortin e Kualifikueseve të Botërorit 2026 pasi është shortuar në një grup me pesë skuadra ndërsa dy rivalet e sigurta janë Anglia dhe Serbia.
E gjendur në vazon e tretë Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho-s do të ketë përballë dy skuadra mjaft të forta në rrugëtimin e saj për një vend mes 16 skuadrave, të cilat do të përfaqësojnë Evropën në Kupën e Botës 2026.