Short i vështirë për Ballkanin, sfidon Dinamon e Zagrebit

Short i vështirë për Ballkanin, sfidon Dinamon e Zagrebit

Pas shortit në Europa League, është tërhequr shorti edhe për Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës, Ballkani skuadra e vetme shqiptarë që do të vazhdojë rrugëtimin në Evropë, është shortuar në Grupin C.

Skuadra e Ilir Dajës nuk ka qenë më fat pasi do të ndeshet me skuadra të njohura evropiane si Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen dhe Astana.

Pikërisht Astana e eliminoi Partizanin e Tiranës në play-offin e Ligës së Konferencës, derisa Viktoria Plzen e kishte eliminuar Dritën në raundin e dytë kualifikues.

Grupi C

Dinamo Zagreb

Viktoria Plzen

Astana

Ballkani

Share This