Shoqata e distributorëve të barnave për vendimin e Vitisë: Rrezikon ekzistencën e farmacive, koha më e rëndë që nga paslufta
Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës (ShDPFMK) kanë reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur të bëjë nivelizimin e çmimeve të produkteve farmaceutike.
Kjo shoqatë ka thënë se në vazhdimësi kanë përkrahur procesin, por gjithmonë duke kërkuar zbatimin e Nenit 8 të Ligjit për çmimet e vendeve referente.
Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike ka vlerësuar ë se nivelizimi është në kundërshtim me vetë Ligjin për çmimet e barnave, meqë anashkalon procedurat për llogaritjen e çmimeve nga Neni 8 dhe 9 dhe se metodologjinë që ka zgjedhur s’mbështetet në kornizat e ligjit, meqë fillimisht s’janë marrë fare për bazë çmimet referente në vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia.
Sipas kësaj shoqate se nivelizimi është bërë duke u bazuar në krahasime të paqëndrueshme duke mos konsideruar karakteristikat e tregut të Kosovës si vend pa sigurime shëndetësore dhe pa sistem të rimbursimit të barnave.
ShDPFMK-ja ka theksuar se gjitha këto veprime do të rrezikojnë ekzistencën e këtyre institucioneve farmaceutike veprimtaria e të cilave është edhe ashtu e vështirësuar për shkak të rritjes globale të çmimeve furnizuese sidomos pas krizave të pandemisë dhe luftërave.
“Mungesa e barnave do te vjen pasi që shumica e kompanive nuk mund të operojnë me këto çmime sepse do të punojnë me humbje të mëdha, ndërsa tregu do të lirohet për barna te cilat do të jenë më të shtrenjta dhe do të mbesin monopol në treg, duke mos përjashtuar produktet me origjinë të dyshuar. Andaj kushdo që është pro implementimit të këtillë të Ligjit në fakt është i interesuar që në emër të uljes së çmimeve të barnave të mbyll shumë kompani farmaceutike e barnatore, të largoj zyrat e kompanive të huaja farmacutike, të dëmtoj furnizimin e rregullt me barna dhe të hap rrugë për monopolizim të tregut dhe ngritje të çmimit të barnave”, është thënë në reagimin e ShDPFMK-së.