“Shkëmbimi i shekullit”, NBA “nën shock”, Donçiç transferohet tek Lakers për Davies tek Dallas

“Shkëmbimi i shekullit”, NBA “nën shock”, Donçiç transferohet tek Lakers për Davies tek Dallas

Shkëmbimi i shekullit sapo ndodhu. Në Amerikë janë të gjithë të shokuar, pas marrjes së lajmit të bujshëm, për shkëmbimin e Lakers dhe Dallas, me “yllin” slloven Luka Donçiç që do të kalojë tek kalifornianë, ndërsa Anthony Davies do të shkojë në Texas, për të veshur fanellën e Dallas.

Në këtë marrëveshje komplekse, Mavericks kanë dërguar gjithashtu Maxi Kleber dhe Markieff Morris te Lakers, ndërsa kanë marrë Max Christie dhe një zgjedhje të raundit të parë në draftin e 2029.

Lakers triumfoi ndaj New York Nicks të shtunën në mbrëmjes, në një sfidë ku Le Bron James realizoi një triple double, në momentin kur u mor vesh lajmi nga mediat në Amerikë, lidhur me këtë shkëmbim të bujshëm.

Sipas raportimeve të fundit, bëhet fjalë për një trade të dakordësuar mes dy skuadrave pa pëlqimin e vetë basketbollistëve, të cilët nuk e kanë shprehur asnjëherë dëshirën për t’u larguar. Donçiç që nga 2018 pjesë e Dallas dhe Davies prej 2019 tek Lakers, ishin kthyer në benjaminët e dy tifozerive, por ajo që bie në sy është se si klubi teksan ka lejuar t’i jap duart një basketbollisti ende të ri në moshë si Donçiç që është vetëm 25 vjeç.

Menaxheri i përgjithshëm i Mavericks, Nico Harrison, shpjegoi vendimin për shkëmbimin e Doncic me Davis duke thënë për ESPN, se aryesja kryesore është sepse sipas tij kampionatet fitohen me një mbrojte të forte dhe se me Davies ata besojnë se kanë kryer një goditje të rëndësishme për të përmirësuar ekipin në këtë aspekt.

Megjithatë sipas ESPN,  arsyeja e vërtet që fshihet pas këtij shkëmbimi është se Dallas ishte i pakënaqur me gjendjen fizike të Dončić dhe lëndimet e shpeshta të tij, si dhe mungesën e disiplinës në ushqim dhe fitnes, të cilat zyrtarët e ekipit i konsideruan si faktorë kryesorë në problemet e tij me lëndimet.

Këtë sezon, Doncic ka luajtur vetëm 22 ndeshje për shkak të lëndimeve dhe ka qenë jashtë fushës që nga Krishtlindjet për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Slloveni, i cili do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me vlerë 345 milionë dollarë këtë verë, ka tronditur tifozët e basketbollit me transferimin e tij të papritur te Lakers.

25-vjeçari, i cili luajti për Real Madrid para se të transferohej në NBA, është zgjedhur pesë herë si All-Star dhe sezonin e kaluar arriti në finalet e NBA me Mavericks, ku u mundën nga Boston Celtics.  Ai do të bëjë kështu më në fund ëndrrën e tij realitet atë për të luajtur në të njëjtën skuadër me idhullin e tij Le Bron James.

Share This