Shkëlqeu në Kosovë, Jashari e nis me gol të LNZ Cherkasy

Shkëlqeu në Kosovë, Jashari e nis me gol të LNZ Cherkasy

Futbollisti kosovar Muharrem Jashari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në klubin ukrainas, LNZ Cherkasy.

Ish-futbollisti i Dritës, e ka nisur me gol eksperiencën tek LNZ Cherkasy.

Jashari, i cili dy ditë më parë iu bashkua LNZ Cherkasy, ka shënuar gol në miqësoren ndaj ekipit polak, Zaglembe, ndeshje kjo që u mbyll baras 1-1.

Ky është një fillim i mbarë i kosovarit, i cili për disa vite kishte shkëlqyer në futbollin kosovar.

Share This