Shkëlqeu në gjysmëfinale, Guardiola i mahnitur nga lojtari i Dortmundit
Ian Maatsen ishte ndër më të mirët e Borussias së Dortmundit në gjysmëfinalen e parë të Champions League përballë PSG-së. Duel të cilin skuadra gjermane e fitoi 1-0.
22-vjeçari holandez bëri mjaft mirë në krahun e majtë kundër kampionëve të Francës. Maatsen u huazua gjatë merkatos së janarit nga Chelsea te Dortmundi.
Me verdhezinjtë është përshtatur shumë mirë, ndërkohë që performancat pozitive të tij kanë tërhequr vëmendjen e Pep Guardiolës.
Trajneri spanjoll e pëlqen shumë dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e tij duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Çmimi i kartonit vërtitet rreth shumë 40 mln euro.
Maatsen është grumbulluar me kombëtaren e Holandës, por ende nuk ka arritur të debutojë. Lojtari anësor e nisi sezonin në “Stamford Bridge” dhe po e mbyll në “Signal Iduna Park”.
Gjatë këtij sezoni mes Londrës dhe Dortmundit, Maatsen numëron 34 ndeshje në total. Si dhe 2 gola e po kaq asistime.