Shkëlqeu me fanellën e Rubin Kazanit, Daku drejt gjigantit rus

Shkëlqeu me fanellën e Rubin Kazanit, Daku drejt gjigantit rus

Pas një sezoni të shkëlqyer me fanellën e Rubin Kazan, ku shënoi 15 gola në 26 ndeshje të luajtura, sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku është shumë pranë transferimit te gjigantët e Zenitit.

Sipas mediave kosovare klubi i njohur rus ka ofruar një shifër të konsiderueshme për të blerë kartonin e sulmuesit (shifra nuk është bërë publike por varion nga 4.5 deri në 8 milionë euro).

Rubin Kazan dhe Daku janë pro këtij transferimi, që me shumë mundësi mund të finalizohet ditën e dielë.

Share This