Shkëlqen Laura Fazliu, rrëmben medaljen e bronztë

Shkëlqen Laura Fazliu, rrëmben medaljen e bronztë

Pas Distria Krasniqit, është edhe Laura Fazliu që i ka siguruar Kosovës medalje nga Linz të Austrisë.

Xhudistja jonë e ka fituar medaljen e bronztë në këtë turne të madh të xhudos.

Fazliu bëri paraqitje fantastike në finale duke fituar me IPPON ndaj holandezes, Joni Geilen brenda 38 sekondave.

Kujtojmë Laura shënoi tri fitore dhe një humbje, atë në gjysmëfinale, teksa në raundin e parë kishte kaluar pa luftë.

Share This