Shkëlqen Cikalleshi, shënon dygolësh në fitoren Konyaspor-it
Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi vazhdon të tregojë performancë të lartë në Turqi.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren Konyaspor ndaj Kayserispor (2-0), ndeshje kjo e vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Turqisë.
Cikalleshi shënoi dy golësh në minutën e 50-të dhe 63-të nga penalltia.
Tashmë sulmuesi shqiptar është një nga lojtarët kryesore në skuadrën Konyaspor, e cila renditet në vendin e 15-të me 18 pikë të tubuara.