Shkarkohet nga pozita sekretari i Përgjithshëm i UP-së

Shkarkohet nga pozita sekretari i Përgjithshëm i UP-së

Besfort Krasniqi është shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Këtë e bëri të ditur për Klankosova.tv Altin Asahiti, udhëheqësi Këshillit Drejtues.

Ai pohoi se arsyeja e shkarkimit është anashkalimi i kompetencave të Këshillit Drejtues.

“Edhe më herët i është lëshuar një vërejtje, me raport të auditimit të brendshëm është kërkuar të shkarkohet”, ka thënë Sahiti.

Share This