“Shkarkimi i Maldinit gabim i Milanit”

“Shkarkimi i Maldinit gabim i Milanit”

Ish-futbollisti i Anglisë, Mark Hateley ka thënë se Milan nuk do të duhej ta shkarkonte kurrë Paolo Malidinin nga detyra e Drejtorit Sportiv.

Shkarkimi i Maldinit nga pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ishte ndër ngjarjet më të diskutueshme në vitin 2023, veçanërisht pas ndërtimit të një ekipi fitues të “Scudettos” vetëm dymbëdhjetë muaj më parë.

“E njoh prej shumë kohësh. Një viti pasi e bënë drejtor ai e fitoi kampionatin, gjithashtu më pas shkoi në gjysmëfinale të Champions League. Paolo është një nga ata që për mua nuk mund të shkarkohen. Ai është zoti në Milan, së bashku me Frankon (Baresin v.j.). Ai është thjesht dikush që duhet të jetë i lidhur gjithmonë me Milan”, është shprehur anglezi i cili dikur kishte luajtur me Maldinin te skuadra italiane.

Share This