Shitet piktura surrealiste me çmim marramendës

Shitet piktura surrealiste me çmim marramendës

Piktura e një artisti surrealist është shitur në një ankand me çmim marramendës.

Piktura “L’Empire des Lumières” e vitit 1954, vepër e piktorit belg, Rene Magritte, u shit për 121.2 milionë dollarë amerikanë, të martën, në ankandin e Christie’s të New York-ut.

Vepra u shit pas gati 10 minutash oferta intensive, duke tejkaluar vlerësimin e tij para shitjes prej 95 milionë dollarësh.

Shitja vendosi një rekord të ri, si për artistin belg, ashtu edhe për çdo pikturë surrealiste të shitur ndonjëherë në ankand.

Ndërmjet viteve 1949 dhe 1964, surrealisti belg krijoi 17 versione të L’empire des lumières në vaj dhe disa të tjera në teknika të tjera, raporton rtk.

Share This