Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe kësaj radhe interesimi i tifozëve për të siguruar një biletë për ndeshjen e Dardanëve ka qenë i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur përmes platformës online.

Pra kanë mjaftuar vetëm pak orë që të gjitha biletat të shiten për të superndeshje, ku pritet një atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Share This