Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvilloj ndaj Rumanisë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja Kosovë – Rumani i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Biletat në shitje u lëshuan më 23 gusht. Biletat janë shitur nëpërmjet platformës “online”. Në platformën “online” në shitje janë vetëm biletat në zonën VIP 1 dhe VIP 2.

Kosova ndaj Rumanisë ka luajtur edhe dy ndeshje. Në Prishtinë ndeshja e zhvilluar më 16 qershor të vitit të kaluar kishte përfunduar pa gola, 0:0, kurse kishte humbur në Bukuresht më 12 shtator, me rezultatin 2:0. Të dyja ndeshjet i zhvilloi në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Në ndeshjen e kaluar mes Kosovës dhe Rumanisë, rreth 40 huliganë rumunë ishin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ata bënë thirrje turpëruese si “Kosova është Serbi” dhe u larguan me forcë nga stadiumi nga forcat e policisë.

Share This