“Shisja gazeta e ujë, jam gjallë për mrekulli”, rrëfimi emocionues i Osimhen

“Shisja gazeta e ujë, jam gjallë për mrekulli”, rrëfimi emocionues i Osimhen

Sakrificat ndonjëherë në jetë shpërblehen, por në rastin e Viktor Osimhenit kanë kaluar edhe pritshmëritë, duke qenë se ai sot është në mos sulmuesi më i kërkuar në treg, edhe një ndër atyre që lakmojnë të gjitha klubet e mëdha të Europës, të gatshme për të bërë çmenduria për të.

Por fëmijëria dhe rinia e bomberit të Napolit nuk ka qenë aspak e lehtë në Nigeri, siç nënvizon ai vetë në një intervistë të fundit: “Kur erdha te Napoli kishte shumë persona që thoshin se, nuk do të kisha shënuar as 4 gola, pasi Seria A është shumë e vështirë. Por ndërkohë të gjitha ata që thoshin kështu as nuk e di se ku janë fshehur.

Unë nuk jam kundër mendimit ndryshe, por në jetën time jam rritur me sfida shumë të forta dhe vetëm kalimi i tyre, i sfidave shumë të vështira më bën ky që jam unë sot. Fama për mua edhe sot nuk përbën asnjë lloj interesi, sepse unë jam rritur duke shitur gazeta dhe ujë dhe në Nigeri, me gjithë kriminalitetin që ekziston aty, jam gjallë thjesht për mrekulli. Por Botërori U-17 që fituam më ndryshoi jetën dhe transferimi në Gjermani ishte ai që më shpëtoi jetën”.

Share This