‘Shiritin e kapitenit t’ia japin Rice-s, që Odegaard të përqendrohet te loja’

‘Shiritin e kapitenit t’ia japin Rice-s, që Odegaard të përqendrohet te loja’

Legjenda e Liverpool-it, Mark Lawrenson, mendon se mbajtja e shiritit të kapitenit ka ndikuar negativisht në formën e Martin Odegaard te Arsenali.

Ai sugjeron që mesfushorit norvegjez t’i hiqet shiriti për t’u përqendruar më mirë në paraqitjet e tij.

“Shiritin e kapitenit duhet t’ia heqin Odegaard-it, që ai të përqendrohet te performanca e tij. Të gjithë e dimë që është një lojtar i mirë”, tha Lawrenson.

“Po t’ia jepje shiritin Declan Rice-it, nuk do ta ndikonte aspak në performancë, sidomos duke marrë parasysh që ai ka qenë kapiten te West Ham. Do t’ia jepja Rice-it, që Odegaard të fokusohet në përmirësimin e lojës së tij”, ka theksuar ai.

Share This