Shevchenko: Kur luan për Milanin gjithmonë ekziston presioni
Andriy Shevchenko, ish-sulmuesi i Milanit, në një intervistë për “La Stampa”, ka folur për periudhën që po kalojnë kuqezinjtë.
Shevchenko mendon se trajneri i ri i Milanit, Conceiçao i dha skuadrës një energjie pozitive, por sipas tij, Milanit po i mungon vazhdimësia e formës së mirë.
“Conceiçao dha një injeksion energjie në Superkupë, por Milanit i mungon vazhdimësia. Ecuria në lojë nuk është e pranueshme”, ka thënë Shevchenko.
Ai thotë se tek Milani gjithnjë ekziston presioni.
“Kur luan për Milanin, gjithmonë ekziston presioni. Sa herë që shkel në fushë duhet të fokusohesh vetëm te ajo që ke përpara”, ka pohuar Shevchenko.