S’heq dorë Luis Enrique: Mbappe? Shpresoj të ndryshojë mendje
Luis Enrique nuk po heq dorë nga ideja për të mos humbur Mbappe falas verën e ardhshme.
Megjithëse dëshira e lojtarit për të mos zgjatur kontratën e tij me PSG-në duket e qartë, në fakt, trajneri – i intervistuar nga një gazetar për të kuptuar nëse sulmuesi mund të ishte titullar apo jo kundër Marseilles në Klasiken e tij të fundit – nuk ia mbylli derën një qëndrimi të mundshëm të lojtarit.
“Pse duhet të jetë i fundit? – u përgjigj ai. Unë ende shpresoj që Kylian të ndryshojë mendjen, nuk ka thënë ende asgjë. Mund të ndodhë. Le të imagjinojmë të fitojmë të 4 titujt këtë sezon dhe Kylian të bëjë zgjedhjen e tij në momentin e fundit duke kuptuar se vendi i tij është në Paris. Pse jo, do të shohim…”.
Ai nuk e ka shprehur asnjëherë vullnetin publikisht, duke e shtyrë këtë çështje deri në fund të kampionatit dhe para fillimit të Evropianit. Por në Francë prej disa kohësh janë të sigurt se lojtari tashmë i ka komunikuar lamtumirën skuadrës.
Cili do të jetë destinacioni i radhës? Të gjitha rrugët të çojnë te Real Madridi, i cili ka kohë që po e ndjek atë dhe dëshiron të sigurojë një tjetër goditje të madhe për të ardhmen.
Rezultati i tij sezonal është 38 gola dhe 8 asistime në 37 ndeshje, me PSG-në totali i tij është 250 gola në 297 paraqitje.