“Shënoj unë dhe fitojmë 1-3”, adoleshenti katalanas tremb Realin

“Shënoj unë dhe fitojmë 1-3”, adoleshenti katalanas tremb Realin

Në Spanjë por jo vetëm po e presin me emocione El Clasicon.

Reali i Madridit dhe Barcelona do të “përplasin brirët” sonte në “Santiago Bernabeu”, duke nisur prej orës 21:00. Përballja e zjarrtë vjen live për të gjithë tifozët në SuperSport 2.

Skuadra e Carlo Ancelottit kryeson La Ligan me 8 pikë mbi katalanasit, me këta të fundit që do të tentojnë fitoren për të rihapur garën për titullin. Suksesin kërkojnë edhe “Los Blancos” për ta “vrarë” përfundimisht kampionatin.

Lamine Yamal ka besim të plotë se do të jenë ai dhe shokët e tij ata që do të triumfojnë në kryeqytetin spanjoll.

Talenti 16-vjeçar i skuadrës së Xavit – autor i 4 golave dhe 6 asisteve në La Liga – e sheh edhe veten si golashënues në El Clasico.

“Një parashikim për ndeshjen? Fitojmë ne 1-3. A do të shënoj? Po, sigurisht që po”, shprehet i bindur sulmuesi i djathtë në një prononcim për kanalin zyrtar të Ligës spanjolle.

Share This