Shefki Kuqi merr drejtimin e Feronikelit ‘74
Ish-futbollisti kosovar, i cili ka bërë karrierë në disa klube të njohura evropiane, është emëruar trajner i ri i Feronikelit ’74.
Nikli dhe Xhengiz Rexhepi dje zyrtarisht kanë ndarë rrugët, mirëpo, klubi nga Drenasi shumë shpejtë ka gjetur trajnerin e ri.
Kuqi do ta drejtojë Feronikelin ’74 në pjesën e dytë të garave në Superligën e Kosovës.
Nikli pjesën e parë të garave, e ka mbyllur në vendin e shtatë me 21 pikë të tubuara.