
SHBA: Zhvillimi i partneritetit në fushën e sigurisë, ofron stabilitet
Ambasada amerikane në Kosovë bën të ditur se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka pritur një delegacion kosovar nga fusha e mbrojtjes, të prirë nga ministri në detyrë Ejup Maqedonci.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, kjo ambasadë njofton se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes mirëpriti ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Uashington javën e kaluar për Konsultime Bilaterale të Mbrojtjes, të cilat kanë për qëllim të rrisin aftësinë e Kosovës për të ofruar siguri për veten dhe rajonin.
“Zhvillimi i një partneri të fortë sigurie ofron stabilitetin e nevojshëm për rritjen ekonomike dhe prosperitetin nga të dyja vendet tona”, thuhet në njoftim, raporton rtk.