ShBA-të drejtuar qytetarëve amerikanë: Mos udhëtoni në Liban
“Mos udhëtoni në Liban”.
Ky është paralajmërimi i Departamentit të Shtetit për amerikanët “në vazhdën e tensioneve midis Hezbollahut dhe Izraelit.
“Nëse jeni në Liban – lexohet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit – përgatituni të strehoheni nëse situata përkeqësohet”.
Ambasada e SHBA-ve inkurajon qytetarët amerikanë që tashmë janë në Libanin jugor, ose pranë kufirit me Sirinë, të largohen.