SHBA pritet të mbyllë një numër të konsiderueshëm konsullatash në BE

SHBA pritet të mbyllë një numër të konsiderueshëm konsullatash në BE

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur të mbyllë një numër konsullatash kryesisht në Evropën Perëndimore në muajt e ardhshëm dhe po kërkon të zvogëlojë numrin e tij të punonjësve, deklaruan zyrtarë amerikanë për ”Guardian”.

Departamenti thuhet gjithashtu se po konsideron konsolidimin dhe sjelljen në Uashington të një numri zyrash që punojnë në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, refugjatët, drejtësia penale globale, çështjet e grave dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Veprimet e Trump janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të reduktuar rrënjësisht shpenzimet e qeverisë dhe për të pakësuar fuqinë punëtore.

Veprimet e tij lënë të kuptohet për një riorganizim të prioriteteve të SHBA-së që shumë studiues thonë se mund të ndikojnë thellësisht shkencën dhe shoqërinë për dekadat e ardhshme.

Mekanizmi u vu në lëvizje vetëm pak orë pasi presidenti i ri mori detyrën, 20 janarin e kaluar, me nënshkrimin e dhjetëra urdhrave ekzekutivë: disa ishin paralajmëruar paraprakisht, si tërheqja e vendit nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa të tjera e kapën botën e kërkimit shkencor të papërgatitur.

Një tjetër urdhër ekzekutiv i nënshkruar më 27 janar, vetëm një javë pas marrjes së detyrës, ngriu të gjitha grantet dhe fondet federale, në një përpjekje për të siguruar që paratë të shpenzoheshin në përputhje me prioritetet e administratës aktuale. /atsh/

Share This