SHBA: Mirëpresim zgjatjen e armëpushimit për Pashkët mes Ukrainës dhe Rusisë

SHBA: Mirëpresim zgjatjen e armëpushimit për Pashkët mes Ukrainës dhe Rusisë

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi sot se do të mirëpresë shtrirjen e armëpushimit midis Ukrainës dhe Rusisë për festën e Pashkëve.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tha në një koment për Reuters, se “ne kemi parë njoftimin e Presidentit Putin për një armëpushim të përkohshëm për shkak të Pashkëve. Ne mbetemi të përkushtuar për të arritur një armëpushim të plotë dhe gjithëpërfshirës. Ndërsa vlerësojmë seriozitetin e tyre në këtë rast, ne do ta mirëpresim atë që shtrihet përtej së dielës”

Siç është raportuar, të premten, Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi se Uashingtoni do të braktiste përpjekjet për të negociuar një marrëveshje paqeje nëse nuk bëhet ndonjë përparim i qartë në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë, gjatë vizitës së tij në Romë, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten optimistë për mundësinë e arritjes së paqes në Ukrainë.

Sidoqoftë, të dielën, Kremlini njoftoi se operacionet luftarake do të rifillonin në orën 00:00 të 21 prillit, pavarësisht propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të zgjatur armëpushimin e Pashkëve, të cilin Moska e kishte deklaruar në mënyrë të njëanshme një ditë më parë. /rtsh/

Share This