SHBA/Mbi 25 viktima nga stuhitë e forta dhe tornadot në shtetet e Kentakit, Misurit dhe Virgjinies

SHBA/Mbi 25 viktima nga stuhitë e forta dhe tornadot në shtetet e Kentakit, Misurit dhe Virgjinies

Më shumë se njëzet të vdekur janë shënuar nga stuhitë e forta që përshkuan në fundjave disa pjesë të Shteteve të Bashkuara nga jugu në veri.

Tornadoja më shkatërrues kaloi në shtetin juglindor të Kentakit, duke dëmtuar qindra banesa dhe të paktën 18 viktima, shumica prej tyre në rajonin juglindor të Laurelit. Autoritetet thonë se bilanci mund të rritet akoma, pasi dhjetë persona kanë marrë plagë kritike.

Stuhitë në Kentaki ishin vazhdim i stuhive që të premten u morën jetën shtatë personave në shtetin e Misurit dhe dy të tjerëve në Virgjinie. Pesë persona nuk i mbijetuan stuhive në St. Louis, tha kryebashkiakja Cara Spencer, ndërsa më shumë se 5 mijë banesa janë dëmtuar.

Në terren ndodhen edhe ekipet e kërkim-shpëtimit me shpresën për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e banesave dhe bizneseve të prekura nga stuhitë.

Në SHBA kalojnë çdo vit rreth 1.200 tornado në gati të gjitha shtetet. /AP

Share This