SHBA: Kina përgatitet të përdorë forcën ushtarake në Azi

SHBA: Kina përgatitet të përdorë forcën ushtarake në Azi

Kina po përgatitet qartë dhe në mënyrë të besueshme për të përdorur potencialisht forcën ushtarake për të ndryshuar ekuilibrin e fuqisë në rajonin Indo-Paqësor”, deklaroi sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në forumin e sigurisë Shangri-La Dialogue në Singapor.

“Kërcënimi që paraqet Kina është real dhe mund të jetë i afërt. Pekini shpreson të dominojë dhe kontrollojë” Azinë”, theksoi ai.

Shefi i Pentagonit siguroi se ”Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në Indo-Paqësor dhe janë këtu për të qëndruar”.

Hegseth theksoi se e konsideronte rajonin “teatrin prioritar”, duke i siguruar aleatët në këtë zonë për qëllimet e Uashingtonit, raporton rtsh.

Share This