SHBA-ja njofton për marrëveshje tregtare me Kinën

SHBA-ja njofton për marrëveshje tregtare me Kinën

Presidenti amerikan, Donald Trump, e vlerësoi si “të shkëlqyer” marrëdhënien me Kinën, duke thënë se dy superfuqitë arritën një marrëveshje pas dy ditësh bisedimesh që synonin ruajtjen e një armëpushimi në luftën tregtare mes tyre.

Trump shkroi në platformën e tij, Truth Social, se Kina do të furnizojë SHBA-në me minerale të rralla të tokës dhe magnetë – elemente të rëndësishme për industrinë amerikane – ndërsa Uashingtoni do t’u lejojë studentëve kinezë të vazhdojnë studimet në universitetet amerikane.

“Marrëveshja me Kinën është arritur” : ky është njoftimi i Donald Trump . Marrëveshja , shtoi presidenti amerikan, do të duhet t’i paraqitet për “miratim përfundimtar” atij dhe Presidentit Xi Jinping .”

Postimi i tij erdhi pasi kryenegociatorët e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës njoftuan të martën vonë për një marrëveshje kornizë, pas dy ditësh bisedimesh maratonë në Londër.

“Në bashkëpunim të ngushtë, presidenti Xi dhe unë do të punojmë për të hapur tregun kinez për tregtinë amerikane”, tha ai në një postim tjetër.

Pas negociatave që zgjatën më shumë se 20 orë, sekretari amerikan i Tregtisë, Hoëard Lutnick, tha të mërkurën se bisedimet ishin “në rrugën e duhur”.

“Sipas asaj që parashikohet, të gjithë magnetët dhe metalet e rralla të nevojshme do të sigurohen paraprakisht nga Pekini.”

“Në të njëjtën mënyrë, ne do t’i japim Kinës atë për të cilën është rënë dakord”, nënvizoi Trump, duke përfshirë lejen për studentët kinezë për të ndjekur kolegjet dhe universitetet amerikane..

Ai shtoi se Uashingtoni do t’i heqë masat e veta sapo Kina të veprojë, duke theksuar se nivelet aktuale të tarifave amerikane ndaj Kinës nuk do të ndryshojnë.

Sipas ËSJ, Pekini është i interesuar për gjysmëpërçues të përparuar për të përshpejtuar zhvillimin e tij teknologjik dhe inteligjencën artificiale, ndërsa Uashingtoni kërkon mineralet kineze kritike për shumë industri, siç është industria e automobilave, e cila është një pjesë kyçe në planin e Trump për të ringjallur fuqinë prodhuese amerikane.

Kina do të vendosë një kufi gjashtëmujor për licencat e eksportit të metaleve të rralla për prodhuesit dhe prodhuesit amerikanë të automjeteve, duke ruajtur njëfarë lirie veprimi nëse tensionet tregtare me Uashingtonin ndizen përsëri dhe në të njëjtën kohë duke rritur pasigurinë për industrinë amerikane. /rtsh/

Share This