SHBA dhe Irani pritet të mbajnë bisedime më 12 prill

SHBA dhe Irani pritet të mbajnë bisedime më 12 prill

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë “të drejtpërdrejta” me Iranin dhe se një “takim shumë i madh” do të mbahet më 12 prill.

Ndërkohë, ministri i jashtëm iranian konfirmoi se një takim do të zhvillohet më 12 prill, por theksoi se bisedimet do të jenë “të tërthorta”.

“Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të takohen në Oman të shtunën për bisedime të nivelit të lartë, por të tërthorta,” tha ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi më 7 prill në platformën X, pak pasi Trump foli për bisedimet, shkruan Rel.

“Kjo është një mundësi, por edhe një provë. Tani topi është në fushën e Amerikës”, tha ai.

Irani ka insistuar në negociata të tërthorta, duke deklaruar se nuk do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta përderisa është në fuqi fushata e “presionit maksimal” e administratës Trump ndaj Teheranit.

Nga Shtëpia e Bardhë, Trump u thanë gazetarëve se bisedimet po zhvillohen “në një nivel shumë të lartë, pothuajse më të lartin”, dhe theksoi se nuk ka ndërmjetës.

“Do të kemi një takim shumë të madh, dhe do të shohim çfarë mund të ndodhë. Mendoj se të gjithë bien dakord që një marrëveshje do të ishte përafruese”, tha Trump në një konferencë të papritur për shtyp së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Nëse bisedimet me Iranin nuk do të jenë të suksesshme, mendoj se Irani do të jetë në rrezik të madh”, shtoi Trump, duke insistuar se Republikës Islamike nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

Netanyahu e përkrahu shkurtimisht idenë e një marrëveshjeje me Iranin të ngjashme me atë të Libisë – një referencë për marrëveshjen e vitit 2003, kur Libia pranoi të çmontonte programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë.

Share This