
Shaqiri shënon gol, Kololli autogol, fiton Baseli
Basel ka shënuar fitore 2:0 në shtëpi ndaj Sion, në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Zvicrës.
Benjamin Kololli shënoi autogol për epërsinë fillestare të vendasve në minutën e 17-të të takimit.
E tetë minuta më pas, Xherdan Shaqiri shënoi për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi, duke e dëshmuar edhe njëherë supër formën në të cilën po kalon, raporton Express.