Shans i artë për Asllanin, ja si do të luajë Interi kundër Bolognas
Kristjan Asllani ka shansin për një vend titullari në sfidën e Interit me Bolonjën, në program këtë të mërkurë dhe që do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport.
Fokusi në skuadrën zikaltër mbetet te kampionati, ndaj dhe sfida e së shtunës së 23 dhjetorit me Leçen, sfidë për të cilën janë shitur të gjitha biletat në San Siro, por edhe pse nuk e snobojnë Kupën e Italisë, duke parë edhe kundërshtarin e fortë, Bolonjën që po surprizon në Serinë A, Inzaghi të mërkurën do të kursejë disa nga titullarët.
Kjo edhe për faktin se infermeria ende nuk është boshatisur, dhe objektivi për ta mbyllur 2023 në kuotën e 47 pikëve, me dy suksese kundër Leçes dhe Genoas është prioritar.
Inter do të jetë pa Sanchez që mund të ishte titullar ndaj Bolognës, por është stërvitur veçmas, ndoshta mund të rikthehet të shtunën kundër Leçes por ndërkohë Inzaghi do të ketë një opsion më pak në sulm kundër kuqebluve. Duke qenë se Lautaro pushoi në pjesën e parë në sfidën e Champions kundër Real Societad, gjithçka të bën të mendosh se në Kupën e Italisë argjentinasi do ta nisë nga minuta e parë, dhe që do të ketë përkrah Arnautovic,pasi Inzaghi kërkon ta fusë në ritmin e ndeshjeve pas ndalesës prej 1 muaji e gjysmë për shkak të dëmtimit që pësoi në fund të shtatorit në Empoli. Stol për Thuram që do të jetë gati të futet në pjesën e dytë.
Në mesin e fushës do të jenë me siguri, të paktën duke ju referuar prestigjiozes Gazzetta dello Sport Frattesi dhe Asllani që do ta nisin titullarë për tu lejuar pak frymëmarje Mkhitaryan dhe Calhanoglu. Bëhet fjalë për një menaxhim normal energjish, por edhe për ti dhënë Asllanit një shans të rëndësishën nga fillimi, në një skuadër që nuk do të jetë e revolucionarizuas, sic ndodhi në Da Luz kundër Benficës.
Me pak fjalë, pa një turn over masiv, Asllani do të ketë mundësinë të shfaqë më tepër vlerat e tij. Barella do të jetë në fushë ndërkohë që pak më i komplikuar është diskutimi nga krahët. I mundshëm një pushim për Dimarcon me Carlos Augusto në vend të tij, por nuk përjashtohet edhe që të pushojë Darmian, me brazilianin në të djathtë. Do të behej fjalë për një zgjidhje anormale, por të nevojshme për të mos lodhur më shumë nga sa duhet Darmian që në këtë periudhë pa Pavard ka luajtur gjithmonë. Për sa i përket Pavard, ka ende nevojë që të stërvitet por mund të përdoret për disa minuta, ndoshta në pjesën e dytë, pasi bëhet fjalë për një rikuperim të rëndësishëm.
Në portë vjen radha e Auderos që ka luajtur në Champions në Lisbonë, por nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje për treshen e mbrojtjes, kjo pasi duhet pritur ende për De Vrij dhe Dumfries. Me shumë mundësi do t’i takojë sërish Bisseck, Acerbi dhe Bastoni, me këtë të fundit që pushoi përballë Real Societad. Acerbi ndërkohë nuk po pushon prej disa kohësh, por në këtë moment nuk ka alternativa dhe i duhet të shtrëngojë dhëmbët.